Për shtrenjtimin e rrymës, pos qeverisë Kurti fajësohen të gjitha qeveritë tjera

E publikuar: 22/01/2022 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtrenjtimi i rrymës ka bërë që të reagojnë opozita e shoqëria civile, ku përveç Qeverisë Kurti, po fajësohen edhe qeveritë e tjera.

Nga shoqata “Konsumatori” kanë thënë se të gjitha subjektet politike kanë faj për krizën energjetike.

Paralajmërimet nga Qeveria e Zyra e Rregullatorit për Energji, se do ketë shtrenjtim të rrymës, shkaktuan shqetësim te qytetarët.

Edhe përkundër faktit që Qeveria do t’i subvencionojë tarifat për konsumatorë.

Edhe nga Shoqata për Mbrojtjen e Kosumatorit, thonë se shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë keq në xhepin e qytetarit.

Selatin Kaqaniku nga kjo shoqatë, ngritjen e çmimit të energjisë e përshkruan sikur një skllavërim të qytetarit.

Mirëpo Kaqaniku u lë faj të gjitha Qeverive të kaluara e edhe kësaj aktuale, për krizën energjetike në Kosovë.

Në raportin e ZRrE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 KWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh.

Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 KWh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.