Pentagoni: Po i trajnojmë ushtarët ukrainas në Gjermani

E publikuar: 29/04/2022 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pentagoni ka konfirmuar se po trajnon ushtarë ukrainas në bazat ushtarake amerikane në Gjermani.

“Ky është trajnim shtesë në lidhje me përdorimin e sistemeve të artilerisë. Trajnimi përfshin sisteme radari dhe forca të blinduara, të cilat së fundmi i shpallëm si pjesë e një pakete ndihme ushtarake,” tha zëdhënësi Johny Kirby në një konferencë të rregullt shtypi

Kirby shtoi se amerikanët po trajnojnë ukrainasit në “rreth tre” lokacione jashtë Ukrainës, njëra prej të cilave është Gjermania.

Ai nuk donte t’i zbulonte të tjera vende që po i trajnojnë ukrainasit. Shumica e trajnimit për ukrainasit ofrohet nga anëtarë të Gardës Kombëtare që qëndruan në Ukrainë para pushtimit rus.