PDK tregon se kur mund të mbahet vazhdimi i seancës

E publikuar: 04/08/2017 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarja e Kryesisë se Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se PDK e ka dëshmuar gjithmonë se është parti institucionale dhe e përgjegjshme. Partia e Kadri Veselit, sipas saj, do të jap maksimumin për të ndërtuar sa më shpejtë institucionet.

“Janë të tjerë ata qe për interesa po i bllokojnë institucionet sikur në vitin 2014. Qytetarët e dinë mirë kush janë ata qe po i bllokojnë dhe i kanë sulmuar institucionet me gaz, molotov dhe zollë”, ka thënë Deliu për mediet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, transmeton ‘Indeksonline’.

PDK, ajo thotë se nuk bëhet pjesë e këtyre agjendave duke shtuar se është për keqardhje qe kryesuesi i seancës të instrumentalizohet nga partia.

Seanca, sipas saj, për zgjedhjen e kryeparlamentarit do të mbahet etem pas konsultimeve mes spektrit politikë