PDK pritet ta zyrtarizojë sot kandidaturën e Lirak Çelajt për Prishtinë

E publikuar: 22/08/2017 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës pritet sot ta zyrtarizojë kandidaturën e Lirak Çelajt në garën për Prishtinën.

Gazeta merr vesh se kjo të bëhet publike pas një mbledhje të kryesisë së PDK-së që do të mbahet sot.

Ndërkohë që nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë për Express se ende nuk është përfundimtare kandidatura për Prishtinën.

Sidoqoftë, dita e sotme është afati i fundit kur partitë duhet zyrtarizuar kandidaturat e tyre për kryetar komunash.

“Ende nuk është asgjë përfundimtare se kush është kandidat për Prishtinën” është shprehur ai

Në garën për të parin e Prishtinës që tashmë janë zyrtarizuar janë Shpend Ahmeti i cili rikandidon për Prishtinën nga radhët e Vetëvendosjes, Arban Abrashi nga LDK, si dhe Arbër Vllahiu nga AAK-ja/GazetaExpress/