PDK dhe AKR në balotazh në Mitrovicë, sipas ‘exit poll’-it

E publikuar: 22/10/2017 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Mitrovicë, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare, Valdete Idrizi, dhe kandidati i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet lokale, të mbajtura sot.

Sipas një ‘exit poll’-i, të realizuar nga instituti “Gani Bobi”, në Mitrovicë do të ketë balotazh.

Mitrovicasit, sipas këtij sondazhi të realizuar me qytetarë pas votimit, do të zgjedhin në rrethin e dytë mes Idrizit dhe Bahtirit për kryetar të Komunës. /Express/