Pasoja në raportet Prishtinë-Shkup

12.05.2015 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pasoja në raportet Prishtinë-Shkup

Pasoja në raportet Prishtinë – Shkup ka lënë përleshja e armatosur që dy ditë më parë është zhvilluar në Komunën e Kumanovës, e në të cilën janë vranë 22 njerëz, prej tyre 8 policë të Maqedonisë. Ky zhvillim do të anulojë një mbledhje të përbashkët në mes të dyja qeverive, e planifikuar për muajin maj.

Një burim i gazetës brenda Qeverisë së Kosovës ka thënë të kenë marrë sinjale frustuese nga Qeveria e Maqedonisë, pas lëvizjeve të grupeve të armatosura në rajonin e Kumanovës, pjesë e të cilave ishin edhe disa shtetas të Kosovës.

“Ka deklarime të pamatura, me gjithë faktin që ne kemi marrë veprimet e nevojshme për t’iu përgjigjur situatës dhe brengave që janë shprehur për incidentet e mëhershme, përfshirë atë të Goshincës. Edhe inteligjenca, edhe organet e rendit kanë qenë në krye të detyrës dhe u kemi ofruar bashkëpunim autoriteteve maqedonase gjatë gjithë kohës”, ka thënë një burim në Qeveri, që ka folur në kushte anonimiteti. “Pas incidentit në Kumanovë, mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të shtyhet për një moment më të përshtatshëm”.

Prej dy muajsh, nga Shkupi zyrtar është theksuar se grupe të armatosura po futen në Maqedoni nga Kosova. Muajin e shkuar, një stacion policie në Goshincë të Likovës është marrë nën kontrollin e një grupi të armatosur, të cilët janë deklaruar si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Policët që ishin marrë peng, ishin liruar. Këtë vikend, Policia maqedonase ndërmori një aksion në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, që u përmbyll me të vrarë e të plagosur, por edhe me zhvendosje të banorëve dhe me dëme të mëdha të pronës. Për përfshirje të kosovarëve është raportuar nga të dyja incidentet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së