Pashtrik: Jashtë listës mbeti edhe vëllai i Xhevdet Qeriqit, epror i UÇK-së

14.03.2015 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pashtrik: Jashtë listës mbeti edhe vëllai i Xhevdet Qeriqit, epror i UÇK-së

Problemet me listat e Zonës Operative të Pashtrikut kanë bërë që të ketë shumë reagime të atyre që janë përfshirë në këto lista dhe ata që kanë mbetur jashtë, duke pretenduar se kanë qenë veteranë ose e kundërta.

Jashtë listave ka mbetur edhe vëllai i kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

“Jam habit kur nuk e kam parë vëllain tim që ka qenë eprorë në Brigadën 121, dhe tash edhe komentet e bashkëluftëtarëve të tij thonë se neve na u ka pranuar statusi i veteranit të luftës, por ku e kem Komandantin që nuk figuron. Është për tu habitur që ai ka ardhur prej Gjermanisë, diku në maj të vitit 1998 dhe ka qëndruar gjatë gjithë kohës në vijën e parë të frontit. Madje, një kohë ka qenë komandant në pikën e Banjës së Malishevës dhe pikërisht ka qëndruar në shtëpinë e Fatmir Limës. Jemi habit që sot nuk figuron emri i tij në listën e veteranëve të luftës”, ka thënë Qeriqi për Indeksonline.

Lidhur me problemet në këtë Zonë, sot do të ketë takim të komandantëve dhe eprorëve të saj në Rahovec për t’u sqaruar përfundimisht se çfarë ka ndodhur me listat.

Indeksonline ka raportuar dje për parregullsitë në lista, derisa në redaksinë tonë kanë ardhur shumë reagime të atyre që thonë se kanë qenë luftëtarë, por nuk janë përfshirë në lista. Po ashtu ka pasur edhe reagime për shumë persona që janë në lista e nuk kanë qenë fare as në luftë. /Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës