Pas vetëm tre muajsh, Fernando Santos shkarkohet nga Besiktas

E publikuar: 13/04/2024 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fernando Santos nuk është më trajner i Besiktasit.

Trajneri portugez mori drejtimin e klubit turk vetëm tre muaj më parë, por që nuk i eci ashtu siç duhej.

Besiktasi në pesë ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë fitore, duke humbur tri dhe barazuar në dy të tjera.

Aktualisht, ata gjenden në pozitën e katërt me 48 pikë, teksa dy ekipet e para, Galatasaray dhe Fenerbahce kanë nga 84, respektivisht 82.