Pas tensioneve të rritura, Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës

E publikuar: 14/06/2023 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Pas tensionit të rritur në raportet Kosovë-Serbi, nesër do të mbahet një takim i Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Gazeta Express përmes burimeve kupton se ky takim vjen si rezultat i arrestimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forca serbe brenda territorit të shtetit.

Deri tani, Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj akteve provokuese serbe, duke ndaluar hyrjen e të gjitha mallrave serbë në tregun e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar presion nga ndërkombëtarët mbi Serbinë që të lirojë tre policët, si dhe që ta dënojnë inkursionin brenda territorit të shtetit.