Pas Rusisë, edhe Irani bllokon Telegramin

E publikuar: 28/04/2018 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Irani nisi një fushatë agresive ndaj aplikacionit popullor të komunikimit Telegram.

Në një qëndrim zyrtar, autoritetet rregullatorë të Iranit thanë se shpërndarja e imazheve dhe videove nuk do të lejohet në Telegram.

Kjo lëvizje e Iranit vjen pak ditë pasi Rusia vendosi të ndalonte përdorimin e këtij aplikacioni.

Zyrtarë të telekomunikacionit thanë tani e tutje i gjithë trafiku duhet të analizohet nga autoritetet.

Besohet se Telegram numëron të paktën 50 milion përdorues në Iran dhe është i preferuar për sigurinë që ofron.

Qeveria Iraniane prej kohësh ka kritikuar Telegram duke thënë se fshihej pas shumë protestave anti-establishment. /PCWorld Albanian