Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është informuar nga myftiu, Naim Tërnava për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Këtë presidenti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se vlera më e madhe e popullit të Kosovës është respekti i ndërsjellë ndërkombëtar.
Postimi i plotë:
Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës.
Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.