Pas divorcit, Bill Gates thotë se është penduar

E publikuar: 06/08/2021 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rikthehet përsëri në vëmendjen e mediave divorci i bujshëm mes Bill dhe Melinda Gates.

Miliarderi kur u pyet në një interviste për CNN, për këtë çështje, ai tha se i vjen keq që kishte tradhtuar në të kaluarën, por se ai është gati të shkojë “më tej” sesa ndodhi në martesën e tij.

“Sigurisht, mendoj se të gjithë pendohen, por është koha për të menduar dhe, në këtë pikë më duhet të ec përpara. Puna ime është shumë e rëndësishme për mua. Brenda familjes, ne do të shërohemi sa më mirë që mundemi dhe do të mësojmë nga ajo që ndodhi”, tha ai.

Bill Gates ka shfaqur pendesë për tradhtinë ndaj ish-gruas së  tij me një kolege nga Microsoft.

Ai e bëri këtë deklaratë vetëm disa ditë pasi zyrtarisht përfundoi divorci i tyre.

Themeluesi i Microsoft konfirmoi se ai e tradhtoi ish-gruan e tij Melinda Gates disa ditë pasi ish-çifti bëri kërkesën për ndarje.

Gjykatësi i dha fund divorcit të Bill dhe Melinda më 2 Gusht.

Në marrëveshjen, e cila iu dorëzua Gjykatës së Lartë në Uashington, gjykata vuri në dukje se asnjë “vendim parash” nuk u përmend dhe Melinda nuk kërkoi të ndryshoje mbiemrin e saj.