Pas deklaratave të Daut Haradinajt edhe djemtë e Deçanit të gatshëm për luftë

E publikuar: 10/04/2017 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daud Haradinaj, deputeti i AAK-së me një deklaratë për media kishte thënë se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, lufta është e pashmangshme
“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë këso veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte thënë Haradinaj, shkruan Lajmi.net.

Deklaratës së Haradinajt i kanë dalë në mbrojtje ish-ushtarët e UÇK-së.

Dje e mbështetën Brigada e Rugovës, ndërsa sot djemtë nga Deçani, që kanë qenë të gjithë ushtarë të Dautit dhe Ramushit.