Një ndër dasmat që bëri bujë ishte edhe ajo e këngëtarit të grupit “NRG Band”, Besnik Qaka. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv klan nga ku zbuloi detaje nga dasma dhe historinë e dashurisë me Lolita Begollin.
Këngëtari ka treguar se e ka të pamundur të mbajë në gisht rrethin e martesës pasi e besdis. Nga ana tjetër ai ka treguar se bashkëshortja nuk e heq nga dora unazën.
“Ne jemi bashkë prej kohësh, por e kemi ruajtur lidhjen tonë. Tani si i martuar është një ndjenjë interesante. Me Lolitën rashë në dashuri sepse është tip tjetër, më duket ndryshe nga vajzat e tjera. Marrëdhënia që ne kemi me njëri-tjetrin, përkrahja që kemi për njëri-tjetrin na bën të lidhemi edhe më fort. Natën e dasmës nuk kemi mundur të pushojmë dhe të shikojmë të tjerët kur kërcejnë, gjatë gjithë natës kemi qëndruar në mes duke kërcyer”, tha Qaka.