Parlamenti i Zvicrës interpelancë për Kosovën

20.03.2015 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Parlamenti i Zvicrës interpelancë për Kosovën

Numri i madh i azilkërkuesve kosovarë në Zvicër dhe në përgjithësi në vendet e Bashkimit Europian, ka alarmuar ligjvënësit e shtetit zviceran.

Deputeti Martin Naef i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës ka bërë dorëzimin zyrtar të një interpelance për Kosovën në Parlamentin e Konfederatës së Zvicrës.

Kërkesa për interpelancë u referohet zhvillimeve më të reja në Kosovë dhe në të adresohen shumë probleme me të cilat përballet Kosova aktualisht.

Interpelanca e dorëzuar nga Naef titullohet, “Valë e re migrimi nga Kosova – çfarë duhet të bëjmë?”, raporton Albinfo.ch.

Në këtë interpelancë shprehet brengosja mbi eksodin e muajve të fundit nga Kosova drejt vendeve të perëndimit.

“Lajmi mbi numrin e madh të shtetasve të Kosovës, të cilët në ditët dhe javët e fundit janë duke lëshuar vendin e tyre në drejtim të Evropës perëndimore, preokupon njerëzit në Evropë dhe sfidon politikën e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në hyrje të saj.

Ndërsa pasojnë një varg pyetjesh që deputeti Naef i drejton qeverisë së vendit të tij se: “Cilat janë shkaqet e kësaj vale të re eksodi nga Kosova? Sa njerëz jetojnë në varfëri në Kosovë, sa janë të papunë? Përse nuk ka përparime më të shpejta të zhvillimit ekonomik dhe të ndërtimit të autoriteteve ligjore shtetërore? A do të fillojë Qeveria Federale një proces të rishikimit dhe të riformulimit të politikës së saj ndaj këtij shteti të ri?, etj.

Më tutje, interpelanca bën fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe suksesin ose dështimin e politikës së FMN-së në Kosovë, pastaj për privatizimin që, sipas tij, ka dalë i dështuar dhe “ka krijuar një terren pjellor për korrupsion dhe abuzim të pushtetit”.

Ndërsa tema më e mprehtë në raportet Zvicër-Kosovë, ndërprerja e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore, bën po ashtu pjesë në këtë interpelancë: “A do të fuqizojë shpejtë Qeveria Federale përsëri Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Kosovën?”./Albinfo.ch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”