Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ndryshueshme atmosferike.
Dita e hënë dhe ajo e martë parashikohet të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa edhe temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, sidomos të martën.
Të mërkurën do të kemi kalimin e një fronti nga perëndimi i kontinentit, i cili do të sjellë vranësira më të shpeshta dhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Dita e enjte do të vazhdojë me diell dhe vranësira, e po ashtu edhe temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, ku maksimalet pritet të arrijnë deri në 25°C. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull nëpër lugina dhe zona të ulëta.
Nga dita e premte, pritet gradualisht të përkeqësohen kushtet e motit, duke sjellur vranësira më të shpeshta dhe reshje lokale shiu.
Sa i përket fundjavës, parashikohet me diell e vranësira, e lokalisht me reshje të pakta shiu. Temperaturat pritet të pësojnë ulje për disa gradë, varësisht nga depërtimi i masave të ftohta.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-54 km/h.MeteoKosova