Pandemia nuk ia lë shenjë kompanisë Meka, rritje dhe punësime të reja

E publikuar: 02/11/2020 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i industrisë së mishrave në Dragash Burim Piraj, tregoi se me emrin e të madhit Allah ka nderin të njoftoj se pas bilancit dhjetë mujor Meka shpk që vepron dhe njihet me brendin tregtar si Meka Halal Food, ka arritur që të përmbyll këtë periudhë me 5.3% rritje në krahasim me vitin praprak!

Ai shtoi se me këtë rast e falënderoj të madhin Allah dhe të gjithë konsumatorët tanë!

“Ne sot pas një kohe disa mujore i kemi punësuar dy punëtorë të rinj, pra të nderuar konsumator në fakt ju i keni punësuar dy kosovar me konsum të prodhimeve tona, ju i keni dhuruar bukë në Kosovë dy familjeve nga sot pa pas nevojë ta braktisin vendin”, tha Piraj.

Burim Piraj, tha se zoti e bekoftë Kosovën dhe Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët! Qoftë paqja dhe mëshira e Zotit mbi të gjithë njerëzimin!