Pamje nga sulmimi i eskortës së Azet, ku u dëgjuan edhe të shtëna armësh (Video)

E publikuar: 23/05/2022 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eskorta e rep artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjen, ndërsa në videot që kanë dërguar qytetarët në redaksinë e Insajderit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Për insajderin një qytetar tregon se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën nga ‘Passion Events’, shkak i këtij sulmi ai thotë se ka qenë pagesa pasi që eskorta e artistit Azet kanë pritur që të ketë më shumë njerz në mbrëmjen e organizuar dhe si pasojë e mos ardhjes së njerëzve ai thotë se sigurimi i tij është kapur me sigurimin e klubit.

Në videon që sjell Insajderi dëgjohen të shtënat me armë zjarri, ndërsa me rastin është duke u marr policia e Vjenës.

Videon mund ta shihni në linkun mëposhtë:

https://video.gjirafa.com/video-1653236159-mp4