Propozim-vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për “kufizimin e lirisë së lëvizjes në nivel vendi” është interpretuar edhe nga avokati kosovar, Dastid Pallaska.
Në një postim në facebook Pallaska ka thënë se përveç se u raportua në media, në faqen zyrtare të kryeministrisë nuk ka të publikuar asnjë vendim, përpos propozim vendim.
“Deri më tani vendimi i Qeverisë nuk është publikuar. Me sa pash mediat kanë publikuar një propozim vendim. Nëse vendimi është ende vetëm propozim, anëtarët e Qeverisë duhet ta dijnë që propozimi shkelë rëndë jo vetëm Kushtetutën por edhe demokracinë në vend. Kjo për shkak se zhvesh Kuvendin – dhe me të edhe sovranin – nga e drejta e patjetërsueshme kushtetuese që të vendosë për kufizim të të drejtave dhe lirive kushtetuese në nivel vendi”, ka shkruar ndër të tjera Pallaska.