Ekonomi

Pakoja e re fiskale ngriti çmimet e konsumit

15.03.2016 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Gjashtë muaj që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në Kosovë çmimet e konsumit kanë shënuar rritje, duke varfëruar kështu shportën e konsumatorit, vlerësojnë përfaqësues të shoqatave të bizneseve, si dhe atyre që i mbrojnë të drejtat e konsumatorit.

Edhe në të dhënat e indeksit të çmimeve të konsumit, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vërehet se ka pasur rritje të produkteve të konsumit.

Sipas këtyre të dhënave, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1 për qind në muajin shkurt 2016, krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar, kur pakoja e re fiskale, nuk ishte në fuqi.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon se ka ankesa të mëdha nga konsumatorët për rritjet të çmimeve, qysh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve tatimore.

“Në vend të uljes së çmimeve, si reflektim i pakos së re fiskale, ne kemi pasur rritje të çmimeve. Nga ndryshimet tatimore ka përfituar arka e shtetit dhe nuk kanë përfituar konsumatorët”, ka shtuar Kaçaniku.

Më 1 shtator të vitit 2015 kishte filluar zbatimi i pakos së re fiskale. Në ndryshimet e pakos së re fiskale ishte përfshirë edhe ndryshimi i Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar pati përcaktuar dy norma të TVSH-së; normën standarde të TVSH-së, 18 për qind, si dhe normën e reduktuar të TVSH-së, 8 për qind.

Norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar para këtyre ndryshimeve pati qenë 16 për qind për të gjitha produktet.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se në bazë të hulumtimeve që i kanë pasur në terren, nuk kanë vërejtur ulje të çmimeve të konsumit nga shtatori i vitit 2015.

“Përshkallëzimi i TVSH-së, apo ndryshimi i politikave fiskale në shtator të vitit të kaluar, duke e ulur TVSH-në në produktet bazike, por duke e ngritur TVSH-në në të gjitha produktet e tjera për konsum, nuk ka arritur efektin e vet të dëshiruar, e që ka pasur synim mbështetjen e konsumatorit”, thekson Shahini.

Nga ndryshimet tatimore, shton Shahini, ka përfituar vetëm buxheti i Kosovës, pasi që, siç thotë ai, ka pasur të hyra më shumë nga rritja e tatimit mbi Vlerën e Shtuar, si dhe nga rritja e akcizës për disa produktet tjera.

“Pakënaqësitë sociale, dhe pakënaqësitë e bizneseve vazhdojnë të jenë në nivel të rritjes…ne kemi më pak se 150 kompani të cilat kanë përfituar nga përshkallëzimi i TVSH-së, kurse të tjerat, të gjitha, janë ngarkuar me vlerat e shtuara të TVSH-së”, sqaron Shahini.

Edhe qytetarët thonë se nuk kanë vërejtur ulje të çmimeve, që nga hyrja në fuqi e kësaj pakoje.

Abdullah Kryeziu, një qytetar nga Prishtina, nuk sheh se ka ndryshuar diçka.

“Nuk ka pasur ndonjë ndryshim, për aq sa kam arritur të vërej unë. Çmimet janë në përgjithësi të njëjta”, shprehet ai.

Derisa, për Nysrete Gashin, një qytetare nga Prishtina, çmimet mund të kenë shënuar rritje dhe në asnjë mënyrë rënie.

“Janë rritur çmimet, në përgjithësi çmimet janë të shtrenjta, nëse marrim parasysh standardin tonë”, shprehet ajo.

Sidoqoftë, kjo pako e re fiskale, që kishte pësuar ndryshime në Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, nga zyrtarët qeveritarë ishte vlerësuar se ka pasur efekte pozitive në ekonominë e Kosovës dhe në të bërit biznes, transmeton rel.

Me lehtësirat që janë bërë, ata kishin deklaruar se ka pasur investime, të cilat kanë nxitur edhe punësim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Deputetja e VV-së:  6 deputetët e LDK-së s’e kanë me emrin e Bekim Sejdiut, por me Kurtin

Deputetja e VV-së: 6 deputetët e LDK-së s’e kanë me emrin e Bekim Sejdiut, por me Kurtin

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës

Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës

Haxhiu thotë se propozimi që të bëhet President “nuk i bën nder Hashim Thaçit, por vetëm dëm”

Haxhiu thotë se propozimi që të bëhet President “nuk i bën nder Hashim Thaçit, por vetëm dëm”