Kandidati i PDK-së për Gjilanin, Zenun Pajaziti ka treguar në Magazina Lokale në Klan Kosova se pse i është futur kësaj gare.
“Nuk ka të bëjë me ambicien personale që ta plotësoj CV-në time edhe si kryetar i komunës, ishte kërkesë e partisë bashkëvendësve, miqve të mi dhe për më tepër ishte kërkese e kohës”.
“Gjilani është qendër regjionale po asnjëherë se ka luajtur këtë rol, për më tepër, përtej këtyre që thuhet, Gjilani është margjinalizuar, stagnuar”.
“Unë ofroj të gjithë përvojën time që të kthehem në Gjilan dhe do të bëjë diçka që do ta zhbllokonte, ka shumë projekte që kemi filluar dhe duhet t’i çojmë më tej”.
Madje Pajaziti ka thënë se futja në këtë garë për të më shumë është vendim moral se sa politik.
“Unë po e synoj Gjilanin e të gjithë qytetarëve, kam obligim edhe moral, vendimi im ishte më shumë moral se politik, dëshiroj që me angazhimin tim t’i kthejë mbështetjen të gjitha gjilanasve që të bëhem deputet, por edhe familjes, që më kanë qëndruar pranë në kohë të vështira”.
Ai ka shpalosur edhe programin e tij qeverisës për Gjilanin, nëse vjen, në krye të kësaj komune.
“Kam ndërtuar një platformë me ekspertët më të mirë të Gjilanit”.
“Do të fokusohemi në partneritet me bizneset, do të bëjmë gjithçka që të kemi subvencione më shumë për bizneset që prodhojnë, të rrisim subvencionet në bujqësi, do të vazhdojmë me reformat në arsim”.
“Në qendër do të punojmë që të jetë qendër rajonale universitare, do të ndërtojmë Kampusin, kemi planifikuar edhe territorin ku do të jetë ky kampus po ashtu me objekte përcjellëse”.
“Kemi plan për shërbimet publike. Me pjesën urbane, Gjilani ka problem me ujërat e zeza, me hedhurinat dhe ambientin, në përgjithësi ka 1,2 % hapësirë të gjelbër publike, kemi planifikuar një park të ri”.

















