Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është duke tërhequr elektoratin i cili deri më tani nuk ka dalë për të votuar.
Në një intervistë për Epokën e Re, Pacolli ka theksuar se ky koalicion do të fitojë më 11 qershor.
Megjithatë, lideri i AKR’së, ka paralajmëruar se asnjëri koalicion nuk do të arrijë ta formojë Qeverinë vetëm. Sipas Pacollit, shumë lehtë mund të përsëritet bllokada e vitit 2014.
Pacolli e ka përjashtuar mundësinë e çfarëdo bashkëpunimi me koalicionin PDK-AAK-Nisma pavarësisht prej rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit.