Pacolli takohet me Trumpin në dasmën e vajzës së tij (VIDEO)

E publikuar: 12/11/2022 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Pacolli tha se është ftuar në dasmën e vajzës së Trumpit, Tiffany.

“I nderuar të jem sonte në rezidencën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në dasmën e madhe të Tiffany dhe Michael”, ka shkruar Pacolli, transmeton Infosot.

Sipas mediave atje, dasma e vajzës së ish-presidentit amerikan pritet t’i ketë mbi 500 të ftuar dhe do të organizohet në Miami.