Pacolli sërish përmend zhvendosjen e kampusit universitar

E publikuar: 17/10/2017 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka paraqitur projektet e tij për Prishtinën. Ai tha se parashohin zhvendosjen e Universitetit të Prishtinës në lagjen Mat afër Pallatit të Drejtësisë.

Sipas tij, pretendohet se kampusi të jetë atraktiv për studentë dhe siç tha Pacolli është paraparë që në 200 mijë metra katrorë t’iu ofrohet studentëve kampus të dinjitetshëm.

“Kjo është bërë në konsultim me kompanitë më të mëdha arkitektonike. Kampusi në vetë ngërthen në veti të gjitha fakultetet dhe qendrat e tjera rekreative. Prishtina sot ka nevojë për vendime të mëdha”, tha Pacolli, raporton KP.

Sipas tij, ndërtimi i këtij kampusi të ri universitar do të kushtonte 143 milionë euro.

Pacolli tha se për të rinjtë e qytetin është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit të Prishtinës dhe një qendër e madhe koncertale që do t’iu dedikohej artistëve të Kosovës.