Pacolli premton rregullimin e ashensorëve dhe zgjidhjen e problemit të qenve endacakë

E publikuar: 08/10/2017 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si kryetar i Prishtinës, Selim Pacolli kandidat i Aleancës Kosova e Re, para qytetarëve në Velani, premtoi që do të përmirësojë qasjen në ndërtesa dhe objektet publike si dhe rregullimin e ashensorëve që nuk punojnë në shumë ndërtesa nëpër lagje.

Pacolli në bashkëbisedim me qytetarë i siguroi ata që është për keqardhje që nuk janë rregulluar rrugët e kësaj lagje, dhe që qytetarët rrezikohen nga qentë endacakë.

Në prezantimin e programit para qytetarëve të lagjes Velania, Pacolli tha se prioritet do të jenë infrastruktura, përmirësimi i shërbimeve dhe cilësisë së arsimit.

Pacolli shpalosi programin e tij për Prishtinë, ndërsa ai tha se programin e tij parashihet përmirësimi i infrastrukturës urbane, cilësisë së arsimit, dhe zgjerimit të shërbimeve publike. Ai u zotua se në mandatin e tij, Velania do të marrë pamje të një lagjeje e cila ngjan me ato të qyteteve evropiane.