Pacolli në Suharekë: Suksesin tonë e bazojmë në punë

E publikuar: 09/10/2017 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prani të një numri të madh të qytëtarëve dega e Aleancës Kosova e Re në Suharekë përmes një ceremonie solemne, ka prezantuar sot kanididatin e partisë për kryetar të Komunës, Bajram Tërshana.

Në mesin e shumë mysafirëve i pranishëm ishte edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili fillimisht i falënderoi qytetarët e Suharekës për besimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Aleancës Kosova e Re. Duke folur për kandidatin Tërshana, Presidenti Pacolli theksoi se zbatimi i programit të AKR-së në Komunën e Suharekës, do të reflektojë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. “Aleanca Kosova e Re, suksesin e bazon në punë”, u shpreh numri një i AKR-së.

Ndërsa kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të komunës së Suharekës Bajram Tërshana, u zotua se me qeverisjen e AKR-së, Suhareka do të ketë investimeve të reja dhe zbutje të papunësisë. Ai premtoi se do të angazhohet maksimalisht për qytetarët, duke siguruar fillimisht ujin e pijes, zhvillimin e bujqësisë si dhe mundësinë e vendeve të reja të punës përmes sjelljes së investimeve në këtë Komunë.

Në tubim të pranishëm ishin edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Albena Reshitaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi, Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, si dhe përfaqësues të tjerë të partisë nga qendra.