Pacolli: Ja arsyet se pse marrëveshja për sigurimet me Serbinë është reciproke (Video)

14.08.2015 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Ja arsyet se pse marrëveshja për sigurimet me Serbinë është reciproke (Video)

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për sigurimet, Rrahim Pacolli, ka thënë se marrëveshja për policat është reciproke.
Në Interaktiv të KTV’së, ai ka sqaruar se pse kjo marrëveshje është reciproke sipas tij.

“Nuk ka kurfarë 40 euro, nuk ka asgjë me pagu që hyn në territorin e Serbisë që hin një vit me këtë polisën e verdhë”, thotë ai.

“Në territorin e Serbisë, 50 kilometra brenda Serbisë nëse ndodhë ndonjë aksident, sipas marrëveshjes polici duhet të jetë shqiptar”, ka thënë ai.

Sa u përket tabelave që duhet t’i vendosin kosovarët në Serbi, ai ka thënë se nuk ka njohuri nëse është arritur ndonjë marrëveshje në të kaluarën në lidhje me këtë, por se ai ka kërkuar sqarime.

Ndërkohë, më herët Pacolli edhe nëpërmjet Facebook’ut ka bërë një sqarim në lidhje me çështjen e marrëveshjes për sigurimet.

Komenti i plotë:

SQARIM:

Është krijuaj një keqkuptim në lidhje me atë se a duhet paguar shtese 40 Euro për të hyrë në Serbi apo jo, si nga Mediat ashtu edhe nga qytetaret e shumtë. Andaj për hirë të sqarimit të drejtë për opinionin dhe qartësimit të kësaj çështje ju informoj si më poshtë:

Polica e Sigurimit TPL Plus është policë e cila mbulon dëmet ndaj palëve të treta jashtë territorit të Kosovës si në Maqedoni, Shqipëri apo Serbi. Pra,është një lloj Kartoni i Gjelbër, por për dallim mbulon shumë meëpak territore.
Nga statistikat tona rezulton se një pjesë e madhe e personave të siguruar posedojnë edhe policë TPL Plus, që nënkupton se edhe para marrëveshjes me Serbinë, ka qenë obligative posedimi i TPL Plus-it për të udhëtuar drejt shteteve fqinje si psh. Maqedoni.

Pra, personat e siguruar që posedojnë policën TPL Plus, NUK kanë nevojë të paguajnë asgjë shtesë në lidhje me sigurimin e veturës për të hyrë në Serbi pasi që Polica e njejtë e mbulon edhe territorin e Serbisë.

Për ta përbledhur këtë dhe me shpresë se kam arritur të sqaroj situaten po e ripërsëris:

Marrëveshja me Serbinë nuk obligon qytetaret e Kosovës të paguajnë asgjë shtesë, me kusht që të kenë sigurim valid TPL Plus.
Në policën e sigurimit TPL Plus është shtuar edhe një territor i ri i mbulimit (Serbia) pa ndikuar absolutisht në çmimin e sigurimit dhe shpresoj se edhe shtete tjera fqinje do të shtohen shumë shpejtë në këtë Policë derisa të fillojmë me shitjen e Kartonit të Gjelbër.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë