Pacolli i rikthehet politikës – i ashpër ndaj atyre që e tradhtuan (Video)

18.01.2016 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli i rikthehet politikës – i ashpër ndaj atyre që e tradhtuan (Video)

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar kthimin e partisë së tij në skenën politike dhe këtë ai thotë se do ta bëjë si subjekt i vetëm politik, pa lidhur koalicion me askënd.

Në një intervistë për Kohavisionin, Pacolli ka deklaruar se u tradhtua nga njerëzit, të cilëve u besoi, duke i futur në strukturat më të larta të partisë.

Në mesin e atyre që e shfrytëzuan atë dhe AKR-në nuk e fut Mimoza Kusari Lilën, por thotë se ai do të jetë në krye të ndryshimeve të subjektit të tij, i cili megjithatë do të ruajë konceptin e partisë liberale, raporton KTV.

Behgjet Pacolli, i cili për pak ditë ishte në krye të shtetit, ka dërguar në Kushtetuese memorandumin e nënshkruar në prillin e 2011-ës mes tij, Hashim Thaçit e Isa Mustafës, pasi ai pretendon se ajo marrëveshje u shkel për faktin se nuk u zbatua pika në të cilën udhëzoheshin komisionet për ndryshimet kushtetuese, që zgjedhja e Presidentit të bëhej përmes votës së popullit.

Ndonëse ai nuk ka precizuar nëse do të kandidojë për president të vendit, por thotë se shteti nuk do të dalë nga kriza pa u larguar ky post nga kalkulimet politike që bëhen mes partive fituese të zgjedhjeve.

Pacolli, i cili u rrëzua nga posti i presidentit në kohën kur Enver Hasani ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese, thotë se shkarkimi i tij ishte pasojë e ndikimit direkt të Hasanit te gjyqtarët vendorë.

Ndikimin e Hasanit ai e lidh me vizitat e shpeshta që në atë kohë ish kreu i kushtetueses ua kishte bërë qeverisë dhe ambasadave të shteteve të Kuintit në Kosovë.

Për kreun e AKR-së, qytetarët e Kosovës kanë mbetur në një udhëkryq, pasi u dëshmua se nuk ka pozitë e as opozitë të mirëfilltë, transmeton Koha.net.

Dështimet në aspektin e njohjeve për Republikën e Kosovës ia atribuon shefit të diplomacisë, Hashim Thaçi, pasi sipas tij, gjatë kohës sa ai lobonte, arriti t’i sjellë Kosovës rreth 40 njohje e për këtë mandat Thaçi ka siguruar vetëm 1 njohje e gjysmë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin