Pacolli: Fajin për vizat e ka Qeveria, jo Bashkimi Europian

16.12.2015 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Fajin për vizat e ka Qeveria, jo Bashkimi Europian

Behgjet Pacolli thotë se vonesa për liberalizimin e vizave po përpiqet të kthehet në histeri antieuropiane.
Në një shkrim në Facebook, ai thotë se klasa politike nuk ka punuar asgjë për këtë proces, në asnjë nivel.

Ai thotë se mosrealizimi i detyrave ndaj BE’së, është bilanci në sy të të gjithëve.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Nga njerëz të qeverisë të gjithë niveleve, vonesa për liberalizimin e vizave Kosovës, po përpiqet të kthehet në histeri antieuropiane. Po përpiqen të manipulojnë qytetarin duke i thënë se Europa na ka inat, etj, marrëzi si këto. Kjo sjellje është e padrejtë, është kalim përgjegjësish tek dikush tjetër që ka hallet dhe telashet e veta.
Liberalizimi i vizave nuk është në rastin e Kosovës, një proces teknik.Këta njerëz,a e dinë që nuk i kanë kryer detyrimet e tyre si udhëheqës të shtetit? Për këto mosrealizime të detyrave ndaj BE, është bilanci në sy të të gjithëve.
Jo thjesht metaforikisht liberalizimi i vizave është një proces politik në rastin tonë dhe është i lidhur me CILSINë e qeverisjes, me imazhin e vendit tonë, me lidhjet e qeverisjes me krimin, me shantazhin, me dukuri kriminale.
Madje Bashkimi Europian kërkon arrestime të nivelit të lartë të atyre që janë përfshirë në këtë dukuri. A është përndjekur kush në këto nivele për krim, korrupsion, shantazh?
Ky proces liberalizimi ka afatet e veta, ka detyrimet e veta. A i kemi respektuar ne afatet e detyrimet e këtij procesi?
Sigurisht që jo dhe për këtë nuk e ka fajin Bashkimi Europian!
Faji është i njerëzve në majet e qeverisë të cilët, pos retorikës bosh, përtacësisë, për shkak të mungesës së vullnetit dhe profesionalizmit në punë si dhe (ajo që është më e shëmtuara) bashkëpunimi me krimin e organiziar,shantazhimin e qytetarëve te vet,korripcionin,abuzimin më të drejtat e njeriut dhe pronës private.
Këto janë arsyet që sot kosovarët paguajnë për fajin e juaj,qeveritarë të Kosovës!
A jeni ju që keni bllokuar shtetin e Kosovës ?Si mund të pranojë Bashkimi Europian një vend që kalon nga bllokada politike, në një bllokadë tjetër politike? Vjet ata që ishin në opozitë dhe sot janë në qeverisje, krijuan një bllokadë politike. Tani po përjetojmë një bllokadë tjetër, shkatërrimtare për imazhin tonë. Pikërisht këto bllokada, mungesa e shpresës nxitën mijëra qytetarë të linin vatrat e tyre dhe të mësynin Gjermaninë dhe vendet e tjera. A mund të pranojë kaq kollaj Bashkimi Europian një vend që ka shkallë kaq të lartë emigracioni të sforcuar, emigracioni klandestin për shkak të cilësisë së qeverisjes? Unë them se jo, dhe për këtë e ka , prapë fajin qeveria jonë dhe jo BE.
Ndaj e ftoj qeverinë të heqë dorë nga nxitja e frymës antieuropiane në gjirin e popullatës tonë. Qytetari ynë e ka ndërtuar një pjesë të mirë të mirëqenies nga ndihma e bashkatdhetarëve tanë të mërgatës kudo nëpër Europë.
Hiqni dorë nga inatet,hiqni dorë nga mbështetja e korrupcionit, hiqni dorë nga favoritizmat primitivë familjarë,partiakë e klanorë, punoni sinqerisht e me shpirt për interesat e shtetit dhe qytetarit, hapni perspektivë për punëtorin,mos e shantazhoni atë, krijoni kushte për zhvillim ekonomik (këtu keni dështuar në mënyrë katastrofike), respektoni të drejtat e çdo individi dhe respektoni pronën private të seicilit.
Vetëm kështu ju mundeni ta drejtoni Kosovën drejt Europës e kursesi me këtë cka keni treguar deri tani!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës