Pa asnjë shenjë punimesh, kjo veturë bie në “greminë” (Foto)

E publikuar: 06/08/2015 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si pasojë e punimeve që nuk përfunduan kurrë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në këtë rrugë po pësojnë qytetarët.

Kështu ka ndodhur edhe sot në fshatin Babimoc, ku si pasojë e mungesës së shenjëzimit një veturë e tipit Opel Astra, ka rënë në greminë ku janë duke u zhvilluar punimet.

Ngjarjen mund ta shihni edhe në këto fotografi të KosovaPress-it.

Kjo nuk është hera e parë që veturat pësojnë nga mungesa e shenjave të punimeve.