Osmanit i dhurohet çelësi i qytetit në Norwalk të SHBA-së

E publikuar: 26/10/2023 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në llogarin e saj facebook ka falënderuar Komunën e Norwalk në Iowa dhe Kryetarin Phillips për ndarjen e Çelësit të Qytetit si dhe ndarjen e Yllit në bulevardin “Norwalk of Fame”.

Ajo tha se raste si kjo konfirmojnë rëndësinë e veçante të binjakëzimeve ndërmjet komunave të cilat kontribuojnë thelbësisht në afrimin e mëtutjeshëm të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.