Osmani, takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rutte: Presidentja ime e preferuar!

E publikuar: 17/05/2025 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjina të samitin njëditor të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe respekt i ndërsjellë, ndërsa vëmendje të veçantë mori një moment simbolik gjatë bisedës mes tyre, kur Rutte iu drejtua Presidentes Osmani me fjalët: “Presidentja ime e preferuar!”.

Samiti i Tiranës ka mbledhur liderë nga mbarë Evropa për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë dhe bashkëpunimit transatlantik.