![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2024/05/OSMANI-SHBA-834805_n-compressed-648x400.jpg)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ka zhvilluar një sërë takimesh me persona të ndryshëm, teksa së fundi ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e tyrezes ekonomike në Dallas.
“Bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet. Në tryezën ekonomike të mbajtur në Dallas, me pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova dhe Teksasi, i inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve tanë.
Potenciali ekziston, ndaj mezi pres ta shoh përparimin në këtë fushë”, ka shkruar ajo.