Osmani, pas takimit me kancelarin gjerman: Mezi pres të punoj për të forcuar partneritetin

E publikuar: 17/05/2025 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në rrugën drejt integrimit evropian.

Postimi i Osmanit:

Gjermania ka qëndruar prej kohësh përkrah Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e palëkundur.

Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së.

Mezi pres të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa angazhohemi së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.