Osmani me Macron: Folëm për vizionin e përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

E publikuar: 17/05/2025 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar ata folën për vizionin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

“Një mundësi e vlefshme për të folur me presidentin Emmanuel Macron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë-Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Osmani.