Osmani: Absurde si Serbia është në programin e NATO-s edhe pse nuk e ka synim anëtarësimin

09.06.2022 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani: Absurde si Serbia është në programin e NATO-s edhe pse nuk e ka synim anëtarësimin

Komandantja Supreme, Vjosa Osmani është njoftuar për situatën e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, për zhvillimet në rajon, kapacitetet e Kosovës, planet strategjike, për partneritetin strategjik me shtetet mike e veçanërisht atë me SHBA-në, raporton Ekonomia Online. Presidentja Osmani të enjten në shtabin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se synim i Kosovës është anëtarësimi i FSK-së në NATO.

“FSK-ja është në vlugun e punës për ‘Defender Europe 2023’ që do jenë ushtrimet më të mëdha dhe Kosova do jetë në mesin e shteteve mikpritëse ku do të bëhet validimi i FSK-së në nivel regjimenti. FSK-ja po i rrit kapacitetet operacionale dhe ndërvepruese me NATO-n, në këtë organizatë ku FSK-ja e ka vendin dhe ku po punojmë të gjithë që sa më parë të kemi anëtarësim në Komitetin për Paqe dhe më pas për anëtarësim të potë në NATO”, tha ajo.

Osmani u pyet nëse si komandante e forcës di të përdorë ndonjë armë, dhe u përgjigj se ajo vetëm përcakton politikat e mbrojtjes së shtetit.“Presidentja, ka kompetenca të qarta kushtetuese për përcaktimin e politikave të mbrojtjes së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse nuk është përcaktuar asnjëherë nga aftësia për të përdorur armën. Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë”.

Kurse për programin “Partneriteti për Paqe” i NATO-s tha se po punojnë që Kosova të bëhet pjesë e aleancës sa më shpejt. E quajti absurde si Serbia janë në këtë program edhe pse nuk synojnë anëtarësimin në NATO.“Jemi duke punuar me SHBA dhe të tjera të NATO-s që të binden edhe ato 4 shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos na pengojnë.

Po përballemi me situatë absurde ku shtete si Serbia apo Bjellorusia janë në PFP përkundër që janë antiNATO dhe nuk kanë synim për anëtarësim, kurse Kosova që e ka formuar shtetin me ndihmën e NATO-s akoma nuk e ka marrë një ftesë të tillë. Besoj se shtetet janë të bindura qe këto vendime duhet të shihen nga prizmi i sigurisë dhe nëse shihen nga ky Kosova e ka merituar moti të hyjë në NATO”, ka thënë Osmani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Dy ditët vendimtare për vizat, a do të festojë Kosova apo do të zhgënjehet edhe një herë

Dy ditët vendimtare për vizat, a do të festojë Kosova apo do të zhgënjehet edhe një herë

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Kurti premton punësim të komuniteti rom, përmend ndarjen e bursave dhe granteve

Kurti premton punësim të komuniteti rom, përmend ndarjen e bursave dhe granteve

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës