Osmani: 31 vdekje për dy ditë, duhet të jenë alarm për institucionet

31.07.2020 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani: 31 vdekje për dy ditë, duhet të jenë alarm për institucionet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas shtimit të rasteve me përfundim fatal si pasojë e koronavirusit, ku vetëm në dy ditët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 31 vdekje.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se dhimbja e 227 familjeve që deri më sot kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo sëmundje e rrezikshme, duhet të shërbejë si një alarm për institucionet, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Postimi i plotë:

31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid-19.

Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i japin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë.

Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

Ngushëllime edhe njëherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Haziri për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Molliqaj dhe Gashi përplasen për Astrit Deharin: O rrenc, e kam vizituar me gruan dhe prindërit e tij

Molliqaj dhe Gashi përplasen për Astrit Deharin: O rrenc, e kam vizituar me gruan dhe prindërit e tij

Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Molliqaj: Kosnett po ia çelë derën Kurtit drejt Asociacionit

Molliqaj: Kosnett po ia çelë derën Kurtit drejt Asociacionit

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

​Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

​Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

Manaj: Qeveria nuk ka emëruar ende një kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

Manaj: Qeveria nuk ka emëruar ende një kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në ora 23:00

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në ora 23:00

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

Vetura godet një çikliste në Prishtinë

Vetura godet një çikliste në Prishtinë