Opozita në protestë, kërkon largimin e Qeverisë

E publikuar: 21/02/2019 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mijëra qytetarë të Shqipërisë po protestojnë kundër Qeverisë duke kërkuar largimin e kryeministrit, Edi Rama. Kjo protestë është organizuar nga opozita shqiptare, e cila një ditë më parë ka djegur mandatet në Kuvendin e Shqipërisë.

Protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit, kryetari i së cilit, Gramos Ruçi dje ka anuluar seancën plenare të planifikuar të mbahet sot, pas dyshimeve për akte të mundshme dhune.

Policia e Shtetit përmes një deklarate për media tha se ka të dhëna “për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale”. Policia tha se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme “t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune”.

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha e vlerësoi si anti-kushtetues mbylljen e Kuvendit dhe shtoi se vendit duhet t’i hapet rruga për zgjedhje të reja.

“Parlamenti në mënyrë joligjore dhe jokushtetuese ka mbyllur sot dyert se nuk është më Parlament dhe Qeveria për sot është larguar. Ne përmes bashkimit qytetar, do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot – mbyllja e Parlamentit dhe rrethimi me tela e gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e një dite, por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe t’i japin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe t’i hapin rrugë një Parlamenti nga populli, për popullin dhe të popullit”, tha Basha.

Që në orët e para të mëngjesit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri përmes një deklarate u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme “që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjmë thirrje Qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”.

“;
//parse XFBML, because it is not nativelly working onload
if (!fbParse()) {
var c = 0,
FBParseTimer = window.setInterval(function () {
c++;
if (fbParse())
clearInterval(FBParseTimer);
if (c === 20) { //5s max
thisSnippet.innerHTML = “Facebook API failed to initialize.”;
clearInterval(FBParseTimer);
}
}, 250);
}
}
};
thisSnippet.className = “facebookSnippetProcessed”;
if (d.readyState === “uninitialized” || d.readyState === “loading”)
window.addEventListener(“load”, render);
else //liveblog, ajax
render();
})(document);

Nga Brukseli, përmes një komunikate të përbashkët përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn kanë thënë se dënojnë “çdo retorikë nga udhëheqësit politik që bën thirrje për dhunë”.

“Vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të avancohen, e jo të bojkotohet. Këto vendime dhe akte janë joproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe minon progresin që vendi ka bërë drejt rrugës për në Bashkimin Evropian”, theksojnë Hahn dhe Mogherini.

Protestuesit iu bashkuan opozitës në drejtim të ndërtesës së Kryesisë e Kuvendit, me kërkesën e Bashës për t’i shoqëruar në dorëzimin e mandateve në Parlament.

Opozita e Shqipërisë kërkon që Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama të largohet dhe te krijohet një Qeveri tranzitore deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.