Operacion policor në tri rajone, Krimet Ekonomike arrestojnë 3 persona

E publikuar: 30/06/2023 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, tha Kelani për Express.