Olimpiada Tokyo 2020, me 5 sporte të reja?

29.09.2015 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Olimpiada Tokyo 2020, me 5 sporte të reja?

Lojrat Olimpike Tokyo 2020 mund të vinë me 5 sporte të reja. Japonia shteti organizator i eventit i ka propozuar komitetit olimpik ndërkombëtar t’i shtojë olimpiadës që do të zhvillohet pas 5 viteve edhe 5 disiplina të reja sportive. Organizatorët e Lojrave verore Tokyo 2020 parashikojnë që t’i bashkangjisin programit olimpik sporte të tilla si Baseball-i dhe Softball-i që përfshihen në një disiplinë, karateja, skateboard-i, sërfi dhe alpinizmi. Gjithsesi një vendim të fundit përsa i përket kësaj cështjeje do të marrë komiteti olimpik ndërkombëtar në mbledhjen që do të ketë në Rio De Janeiro në Gusht të këtij viti me rastin e Lojrave Olimpike që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në metropolin brazilian.

“Bëhet fjalë për disiplina tradicionale në Japoni dhe që përfshinë shumë edhe të rinjtë në këtë vend” – shpjegoi njëri nga organizatorët. Këta të fundit kërkonin të përfshinin në propozimin e tyre edhe sporte të tilla si Bowling, Squashi-i, dhe Wushu por më pas zgjodhën 5 disiplinat e sipërpërmendura. Nëse komiteti olimpik ndërkombëtar jep Ok-in për futjen e këtyre 5 sporteve të reja në Olimpiadë, Lojrave Olimpike Tokyo 2020-të do t’u shtoheshin edhe 18 evente të tjera në të cilët do të përfshiheshin plot 474 atletë.

Për baseball-in dhe softball-in, do të bëhej fjalë për një rikthim në olimpiadë pasi përvec se janë sporte shumë popullore në Japoni kanë qenë pjesë e lojrave olimpike nga 1996 në 2008-n. Ndërsa karateja, skateboard-i, alpinzmi dhe sërfi nëse pranohen do të bëjnë debutimin absolut në një Olimpiadë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)