Ofertë: Surface Pro 3 kushton 200 dollarë më lirë vetëm për sot

E publikuar: 19/08/2015 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk është e zakonshme për Microsoft-in që të ulë çmimet e tabletëve të saj Surface, megjithatë sot ka bërë një përjashtim. Kompania ka ulur çmimin e tabletit Surface Pro 3 me 200 dollarë, vetëm për sot, kështu që duhet të nxitoni.

Versioni i Surface Pro 3 me procesorin Core i5 dhe 128GB hapësirë mund të blihet sot për 799 dollarë, nga 99 dollarë që kushton zakonisht. Ky tablet fuqizohet nga procesori Core i5 me shpejtësi 1.9GHz, së bashku me 4GB RAM dhe 128GB hapësirë të brendshme.

Oferta është e vlefshme vetëm për sot, dhe është në dispozicion në dyqanet e Microsoft-it në SHBA dhe në dyqanet në internet të saj. Ky promocion është një metodë e mirë për Microsoft-in për të shitur të gjithë njësitë e Surface Pro 3 para se të hedhë në treg pasardhësin e tij. Kompania pritet të nxjerrë në treg tabletin e ri Surface Pro 4 në fund të këtij viti./krokodili/