Oda Ekonomike e Kosovës njofton për nënshkrimin e dy marrëveshjeve mes kompanive kosovare dhe Federatës së Odave Ekonomike të Arabisë Saudite

E publikuar: 30/05/2024 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024” u nënshkruan dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet kompanive kosovare dhe Federatës së Odave Ekonomike të Arabisë Saudite, ka bërë të dikur Oda Ekonomike e Kosovës.

Sipas njoftimit, Devolli Corporation dhe Eurokoha kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Odave Ekonomike të Arabisë Saudite, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shprehu kënaqësinë dhe mbështetjen e tij për këto marrëveshje, duke theksuar rëndësinë e tyre për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kryetari Rafuna deklaroj se këto marrëveshje do të krijojnë mundësi të reja për investime dhe partneritete biznesore, duke kontribuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe rritjen e eksportit nga Kosova.