O festë të madhe sot ka shqiptaria, o me Alinë ore tan partia!

E publikuar: 28/01/2024 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Orhan Ibrahimi, ish deputet në Kuvendin e RMV-së

Këto dy dekada që po i lëmë pas, më ka ndodhur shumë herë të foli me vetën, t’i thërras vetëdijes, bile edhe më thellë kam shkuar duke dashtur të komunikojë edhe me nëndijen time.

Vërtet jam në lajthitje unë dhe një grup jo shumë i madh i shqiptarëve, e që sjemi në “hap me kohën”, jemi “anakronik”, “rigjid e jo mendje hapur”?!

Nuk gëzohemi kur gati e tërë elita “politike”, e gjithashtu edhe gati të gjitha mjetet e “informimit” kombëtarë festojnë e gëzohen, shtrengojnë duar dhe egzaltohen për ngjarje e akte me “përmasa që rrallë ndodhin në historinë kombëtare”!
Sikur historia po na përsëritet më të njejta ngjarje, rrjedha shoqërore dhe me po të njejtit aktorë të kamufluar dhe të përgatitur për gjitha kohrat!

Ma të vjetërit i mbajnë mend mirë vitet e ’80, të shekullit të kaluar, atëherë, pas ngjarjeve të pranverës së vitit 1981, në Kosovë, për t’i mshehur gjurmët e krimit, gjenocidi që po ndodhte mbi shqipëtarët. Pikërisht në këto vite vendoset që të zgjidhet në nivel Federatës Jugosllave, President një shqiptarë i quajtur Sinan Hasani.

E në tjetrën anë KQ i PKJ-së, organizat bazë të saja, në çdo lagje, fshat si dhe në të gjitha institucionet shtetërore, mbante mbledhje dhe takime nën ombrllën e idesë për “Bashkim-Vëllazërim”, për t’i denuar, izoluar, burgosur dhe shpallur armiq të regjimit dhe shtetit të gjithë ato që mendonin me zë dhe punonin për Lirinë, Atdheun, Kombin dhe Zotin.

Satrapët, xhelatët e sistemuar në institucionet shtetërore, vepronin nën ideologjinë “Proletarë të të gjitha kombeve, Bashkohuni”. Raca më e ndyrë e kombit, pa din e iman, pa familje e pa vatan. Kjo racë nuk la gjë pa bërë mbi popullin e vet, e sidomos mbi këta “heretik” që mendonin me zë , të cilët i shkaktonin tërmet “Bashkim-Vllazrimit”. Kulmin e nervozitetit dhe destabilitetit shpirtëror, inkuizitorët e arrinin atëher, kur këto që mendonin me zë, nuk nënshtroheshin dhe nuk pranonin të heshtnin. Jo që u dorëzuan dhe u nënshtruan, këto që mendonin me zë, por nën “indoktrinimin” e tyre ndodhi e kundërta. Ato u shumuan në mënyrë enorme, aq shumë, sa që shkaktuan tërmet të paparë, e si pasojë i ndodhi kataklizma “Bashkim-Vllazërimit”.

Me pavarsinë e Maqedonisë (1990), me instalimin e pluripartizmit në shtet, lindën iniciativa të ndyshme tek popullata shqiptare. Shqiptarët menduan se i erdhi fundi vuajtjeve shekullore, u mund “mortaja e kuqe”, vdiq “Bashkim-Vllazërimi”. Themelohen subjekte politke dhe organizime tjera, me synime për ta fituar lirinë, barazinë dhe demokracinë, që na ishte mohuar me dekada e dekada.

U mashtruam rëndë, kishim harruar, që fara e keqe brenda kombit kishte ndërruar pamje, prej “komunistëve të përbetuar”, tani na ishin shndrruar në “demokrat të devotshëm”. Kurse faktori tjetër, tejet i rëndësishëm, klasa politike maqedone, as që pritej se do të ndrronin konceptin mbi shtetin. Për 34 vite “pluralizëm”, kanë zbatuar dhe janë duke zbatuar planet, elaboratet dhe programet e ideologjisë pansallave.

Shpresën e vetme shqiptarët e mbanin ne organizimet vetanake që kishin filluar ti krijonin dhe themelonin.

Por çka ndodhi, ku përfunduam, si u katandisëm?

Papritmas erdhi fermani nga ky koncepti pansllav, i përkrahur nga qendrat antishqiptare, me urdhërin: Urgjent, “Bashkim-Vëllazërimi” duhet të ringjallet. Natyrisht emri i slloganit duhej ndërruar, sepse nuk shkonte me “sistemin e ri plural”.

Nuk u lodhën shumë. Slloganin e kishin të gatshëm, e vodhën, e pagëzuan: “Bashkëjetesa”. Sllogani “Bashkëjetesa” i përkiste botës dhe civilizimit perendimor, koncept modern që rregullonte, ruante dhe mbronte diversitetin midis komuniteteve të ndryshme (etnive, racave, bindjeve, konfesioneve fetare etj) brenda shtetit, i mbështetur me legjislacion demokratik modern dhe me mekanizma institucionale shtetërore. Urdhëri tjetër i prerë brenda fermanit, që duhej një ashtu të zbatohej me urgjencë, përpikmëri dhe vigjilencë, ishte: Të gjithë “komunsitët e përbetuar”, tani të kamufluar dhe të shndërruar në “demokrat të devotshëm”, duhej të merrnin detyra të reja. Disa të kalonin dhe të etablohen si struktura në parti politike, mundësisht në të gjitha nivelet organizative partiake dhe shtetërore. Një grup tjetër të formojë shoqata civile. Ca veshën petkun e intelktualëve e ca tjerë e morën rolin e analistit dhe opinionist. Disa vërshuan universiteteve në rajon, si në Bosnje, Sërbi, shkuan deri në Ukrainë për t’u paisur me diploma dhe grada shkencore. Plot të tjerë na u shndrruan në haxhiler me tespih në dorë. E shumë të tjerë, brenda natës u bënë biznismenë me ndikime të fuqishme.

E tërë kjo kastë, slloganin

“Bashkjetesa” e përkthejnë dhe e përdorin sipas nevojave të tyre, dhe pastaj e mer trajtën më të keqe të “Bashkim-Vëllazërimit”. Dolën me thënie dhe teori më të përçudëshme:” Nuk është koha që ta drejtojë popullin shtresa e të perskutuarve, e të përndjekurve dhe e të burgosurve politik!”;

“Janë njerzit më të mirë që i kemi, por nuk është koha dhe momenti për ato!”;
“Janë të vuajtur, por janë rigjid, nuk dinë diplomaci dhe nuk e njohin gjuhën e shkaut”!;
“Nuk janë pjekur kushtet, nuk na kupton klasa politike maqedone”!;
“Nuk është koha dhe momenti me i ngritë këto çështje”!;
“Duhet të presim, që të vetëdisohet popullata maqedone”! etj,etj.

Në këto rrethana që po jetojmë, diversion i rëndë iu bë idesë për liri, barazi dhe demokraci, keq u devalvuan organizimet në tërsi në shoqërinë shqiptare.

Këtu tek ne, në Maqedoninë e Veriut. Po tentohet të vritet shpresa për organizime të mirëfillta politike, organizime që do ti merrnin në mbrojtje idetë inspiruese të tyre. Kanë tentuar dhe tentojnë në vazhdimsi dhe bëjnë ç’mos që ta heshtin grupin më të rrezikshëm të “Bashkjetesës”, grupi që e kishte prishur “Bashkim-Vëllazërimin”, këto shqiptarë që mendojnë me zë.

I bënë oferta për ofiqe dhe kulltuqe, i shantazhuan dhe i kërcnuan prap me ndjekje, burgosje dhe likuidime.

Obligimet për Lirinë, Kombin dhe Zotin na detyrojnë që tërë jetën të punojmë me përkushtim, duke mos u thyer, dorzuar dhe ligështuar para gjitha rreziqeve, sulmeve dhe presioneve. Mbi gjitha, për t’i mbajtur gjallë këto ide inspiruese nuk mund të heshtim.

Duhet të mendojmë me zë, pra, së paku të shkruajmë e të flasim për peripetitë që sfidohemi