Nusja refuzon ta puth dhëndrin në prezencë të babait (Video)

E publikuar: 18/09/2018 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur një çift kurorëzojnë dashurinë e tyre, ata zakonisht puthen (në buzë) para familjarëve dhe miqve. Dhe derisa me kalimin e kohës është bërë traditë, një nuse e re ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Vea Laulu, 21-vjeçe nga Havai është martuar me Manan në një ceremoni luksoze. Dhe pasi u kurorëzuan të gjithë prisnin që çifti të puthen, por ajo refuzoi ta bëjë një gjë të tillë – pasi prindërit e saj ishin prezentë, transmeton Telegrafi.

Siç shkruan Unilad, nusja mendonte që puthja para masës është mos respekt e në veçanti para syve të babait. Ajo gjithashtu pranoi se është anëtare e grupit Tongan, ku në kulturën e tyre një gjë e tillë është e papranueshme.

“Një gjë e tillë nuk bëhet para familjes dhe miqve. Kam refuzuar ta puth partnerin nga respekti për prindërit”, ka deklaruar Laulu. /Telegrafi/