Nusja që bojaxhiu mbulon nga frika e talebanëve në Kabul është një modele shqiptare

E publikuar: 18/08/2021 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotoja e një bojaxhiu që mbulon me bojë reklamat e një salloni nusërie në Kabul, pas triumfit të talebanëve, u bë virale.

Por vajza me fustan të bardhë që qëndronte në vitrinat e dyqanit në kryeqytetin afgan është një modele shqiptare. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj.

Mësohet se ajo kishte realizuar kohë më parë një set fotosh për një kompani turke dhe fotoja e saj kishte përfunduar edhe në kryeqytetin e Afganistanit.

Ka qenë vetë Ramosaj që ka publikuar foton e plotë të reklamës.