Numri i të infektuarve me koronavirus, renditja e Kosovës krahas shteteve të rajonit

E publikuar: 19/06/2020 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë bërë më shumë se 3 muaj prej kur Kosova është duke u përballur me pandeminë e koronavirusit. Që prej rasteve të para me COVID-19 në mars e deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 20 mijë e 206 persona, prej të cilëve 1,916 persona apo 9.48% e të testuarve kanë dalë se janë të infektuar.

Kosova renditet e pesta në rajon për nga numri i të infektuarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Me 12 mijë e 616 të infektuar, Serbia është vendi më i prekur nga koronavirusi në rajon. Maqedonia e Veriut renditet e dyta me 4 mijë e 664, Bosnja e Hercegovina e treta me 3 mijë e 178, Kroacia e katërta me 2 mijë e 269, Kosova e pesta me 1 mijë e 916, Shqipëria e gjashta me 1 mijë e 788, e shtata në listë është Sllovenia me 1 mijë e 511 të infektuar dhe e fundit në është Mali i Zi që ka numrin më të ulët të të infektuarve, 337 në total.

Pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, Kosova regjistron numër të madh edhe të të shëruarve. Deri më tash janë shëruar 973 persona nga 1,916 të infektuar, ndërsa 34 kanë humbur jetën.

Në Kosovë aktualisht janë 909 raste aktive.