Numër rekord i ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

12.01.2016 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Numër rekord i ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Zyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, gjatë vitit 2015 ka pranuar shumë parashtresa për gjyqtarë dhe prokurorë, ku ka pasur dyshime se të njëjtit kanë bërë shkelje ligjore gjatë kryerjes së punës së tyre. Tetëdhjetë (80) nga këto raste janë trashëguar nga vitet paraprake, ndërsa afro 500 raste të tjera janë pranuar gjatë vitit 2015.

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef Prendreca, tha për Radion Evropa e Lirë se disa nga parashtresat që janë pranuar kanë bazë për shkelje disiplinore, dhe se organet kompetente duhet t’i ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që dyshohen për shkelje të ligjit gjatë punës së tyre.

“Zyra e Prokurorit Disiplinor ka hapur 27 hetime ndaj gjyqtarëve dhe 30 ndaj prokurorëve. Prej këtyre rasteve,10 janë hapur në vitin 2015. Zyra e Prokurorit Disiplinor ka gjetur sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarëve dhe këto raste i kemi dërguar në komisionin disiplinor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës’.

‘Kurse te 21 raste të tjera kemi gjetur sjellje jo të mirë ndaj prokurorëve. Zyra e Prokurorit Disiplinor ka pranuar 14 vendime prej Këshillit Gjyqësor të Kosovë dhe 11 vendime nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Nga këto vendime, vetëm një rast është liruar nga përgjegjësia”, tha mes tjerash, Prendrecaj.

Ai shpjegoi se për rastet që është vërtetuar se ka pasur shkelje ligjore janë ndërmarrë veprimet e duhura.

“Në të gjitha këto raste janë shqiptuar sanksione, prej qortimit e deri në ulje të pagës. Kemi edhe tri raste ku me kërkesën e Zyrës e Prokurorit Disiplinor, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës ka suspenduar dy prokurorë dhe një gjyqtar në vitin e kaluar”, tha Prendrecaj, duke shtuar se Zyra e Prokurorit Disiplinor ka bërë më shumë kërkesa për suspendime, por ato në disa raste nuk janë marrë parasysh.

Nga Zyra e Prokurorit Disiplinor është thënë se rastet me të shpeshta të shkeljeve nga gjyqtarët dhe prokurorët janë ato që kanë të bëjnë me parashkrimin e rasteve, kryesisht me lëndët e korrupsionit, vonesat në vendosjen e lëndëve, vendime të njëanshme, por edhe raste të tjera, të konsideruara si të ndjeshme.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu tha për Radion Evropa e Lirë se numri i madh i parashtresave, rreth 500 brenda një viti, duhet të jetë një shqetësim për sistemin e drejtësisë.

“Jo gjithherë ankesat dhe parashtresat që bëhen nga palët janë të bazuara. Mirëpo, duke parë performancën e sistemit të drejtësisë, atëherë mund të themi se një pjesë e këtyre parashtresave duhej të kishte bazë, për shkak se nuk ka një performancë të duhur të sistemit të drejtësisë”, thotë Musliu.

Ai shton se Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shprehur shqetësime në lidhje rfhjr me punën e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, ku ka vërejtur zbatim të drejtësisë selektive.

“Ka pasur raste të parashtruara para shumë vitesh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të caktuar, ndaj të cilëve nuk janë zgjidhur rastet, por që, nga ana tjetër, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë janë zgjidhur rastet me një shpejtësi shumë më të madhe. Kemi parë seleksionim. Kjo nuk është e mirë sepse e ulë besueshmërinë e qytetarëve në Zyrën e Prokurorit Disiplinor”, tha Musliu.

Përveç parashtresave që janë bërë në vitin e kaluar, edhe viti 2016 ka nisur me ankesa.

Në fillim të këtij viti në Zyrën e Prokurorit Disiplinor janë grumbulluar 40 parashtresa të dorëzuara nga banorët serbë të Kosovës, të cilët janë ankuar për vonesat që kanë të bëjnë me funksionimin e dhomës së veçantë të Gjykatës Supreme.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë në vazhdimësi është kritikuar nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare si një nga sistemet me probleme të shumta në funksionim, përfshirë këtu edhe dukurinë e korrupsionit./REL

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre