Nuk e lejojmë rrezikimin e liberalizimit

E publikuar: 11/05/2016 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se pritet që shpejt në Kuvend të shkojë edhe çështja e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka shtuar se kjo çështje nuk është në agjendë mirëpo do të bisedojnë mes tjerash edhe me kolegët e opozitës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Numri një i Kuvendit ka potencuar se nuk do të rrezikohet çështja e liberalizmit të vizave, njofton Klan Kosova. Mirëpo, Veseli njëherësh ka refuzuar të flas lidhur me takimin e djeshëm që pati me kryeministrin Isa Mustafa për punën e riformatizimit të Qeverisë.