Nuk dua të kem punë me vajzë të virgjër!

06.03.2016 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nuk dua të kem punë me vajzë të virgjër!

Djalin që e njoha nuk mund ta kuptoja: a më donte se isha e virgjër, a më donte se deri në atë kohë e kisha ruajtur moralin, apo më donte se i pëlqeja…

Kur isha në shkollë të mesme, në gjimnaz, e doja një djalë, i cili aso kohe ishte absolvent në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Kemi kaluar mjaft mirë, por një ditë ai shkoi në Itali dhe pesë vjet nuk u kthye. Unë mbeta duke e pritur, sepse premtimi i tij ishte se do të kthehej dhe do të martohemi.

Vitet kalonin e unë shpresoja në kthimin e tij. E prita pesë vjet, derisa mora një mesazh telefoni nga ai ku më shkruante se, më në fund, do të kthehej në Kosovë. Gëzimin që kisha nuk mund ta përshkruaja. Por, fatkeqësisht, kthimi i tij nuk ishte siç e kisha paramenduar. Ai erdhi me një italiane shumë më të vjetër se vet. Por, për çudi, italiania shpejt u mërzit dhe një ditë u kthye në vendin e vet.

Ne, pas kësaj ngjarjeje, natyrisht, u martuam, edhe pse e dija se lidhja me një italiane e të dashurit tim veç kishte ekzistuar, por edhe me shumë të tjera që nuk i dija, kurse ai në hollësi kërkonte nga unë t’i tregoja për çdo lëvizje timen gjatë atyre pesë vjetëve të pritjes, duke mos i ardhur keq për ndyrësitë e bëra vetë.

Takimi me shokun e dajës

Gjatë atyre pesë vjetëve u mundova të jem besnike, megjithëse gjatë asaj kohe daja im më propozoi të takohesha me një shok të tij për të pirë kafe. Kjo ishte periudha kur i dashuri im as që më telefononte. Në fillim e refuzova, por në fund disi pranova dhe dola. Posa filluam të bisedonim, ai, pos të tjerash, më propozoi t’ma tregonte banesën e tij. U shtanga nga ajo e papritur. Nuk u besoja veshëve se nga ai njeri aq i “kulturuar” mund të dilnin fjalë të tilla. Kur e refuzova, ia më pyeti nëse ende jam e virgjër. Unë me krenari i thashë: “Po”. Ndërkaq, ai me një zgërdhirje më tha: “Aiiii edhe ti! Hajt bre çika e mirë se nuk qenke për mua, sepse unë përtoj me u hyrë këtyre punëve me çika të virgjëra”.

Fillova të dal me të dytin

Dola dhe u takova edhe me një tjetër, atëherë kur u regjistrova në vitin e parë në fakultet, meqë ai më vardisej, kurse i dashuri im, e që ndodhej në Itali, nuk më telefonoi një vit të tërë dhe gjatë asaj kohe mendova se çdo gjë përfundoi ndërmjet nesh. Nuk dukej djalë i keq dhe aq më shumë më gëzonte fakti se edhe ai studionte njëjtë si unë. Mendoja se studimet do na lidhnin edhe më shumë me njëri-tjetrin. Kaluan disa muaj dhe filluan edhe kushtet: “Ti mund të jesh me mua nëse shkojmë në shtrat!”, më tha troç një ditë.

Dhe, u ndodha në udhëkryq: nuk dëshiroja ta humbisja, në radhë të parë, kur i dashuri im më nuk më paraqitej nga Italia, por as të shkoja në shtrat me të nuk dëshiroja. Në fund, u përcaktova për versionin e dytë: në shtrat me të nuk shkova dhe çdo gjë u rrokullis brenda dy-tri ditësh.

Dhe, pas një viti pauzë që nuk mu paraqit asnjëherë në telefon i dashuri im nga Italia, një ditë vere ai më thirri në telefonin e shtëpisë dhe ma bëri me dije se është gjallë dhe herëdokur do të kthehej. Kjo më shtyri që mos të takohem më me asnjë djalë, duke pritur kthimin e tij, i cili edhe ndodhi pas pesë vjetësh.

Por, fatkeqësisht, kur erdhi – nuk erdhi vetëm, por me një italiane plakë, e cila shumë shpejt u mërzit dhe u kthye kah edhe erdhi…D./Kosovarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


A të dhemb? Disa fakte pikante mbi seksin për herë të parë +16

A të dhemb? Disa fakte pikante mbi seksin për herë të parë +16

Rrëfehet vajza nga Prishtina: Bëra seks ditën, por ja çfarë dëgjova natën (+18)

Rrëfehet vajza nga Prishtina: Bëra seks ditën, por ja çfarë dëgjova natën (+18)

Shokuese/E moshuara e virgjër bën seks me një shqiptar, përfundon në spital +18

Shokuese/E moshuara e virgjër bën seks me një shqiptar, përfundon në spital +18

Serbët nuk përmbahen, seks në ballkon (VIDEO +18)

Serbët nuk përmbahen, seks në ballkon (VIDEO +18)

5 pozicionet në seks që femrat i urrejnë në fshehtësi (FOTO +18)

5 pozicionet në seks që femrat i urrejnë në fshehtësi (FOTO +18)

Teoria e Vampirit, ja çfarë i bëjnë femrat vaginës

Teoria e Vampirit, ja çfarë i bëjnë femrat vaginës

Masazhierja më çmendi gjatë seksit (Historia +16)

Masazhierja më çmendi gjatë seksit (Historia +16)

Kur femrat arrijnë pikën më të lartë të kënaqësisë fizike

Kur femrat arrijnë pikën më të lartë të kënaqësisë fizike

28-vjeçarja: Vajta për t’i marrë qiranë, por bëra seks me djalin që i kisha huazuar shtëpinë…

28-vjeçarja: Vajta për t’i marrë qiranë, por bëra seks me djalin që i kisha huazuar shtëpinë…

Rriteni penisin me këtë recetë natyrale

Rriteni penisin me këtë recetë natyrale

“Ai më dërgoi në shtëpinë e tij por pas seksit… më shkatërroi”

“Ai më dërgoi në shtëpinë e tij por pas seksit… më shkatërroi”

Brenda klubit të parë të seksit vetëm për gra (Foto)

Brenda klubit të parë të seksit vetëm për gra (Foto)

Le Pen kërcënon: Do ta largoj Francën nga BE

Le Pen kërcënon: Do ta largoj Francën nga BE

Ja cilat janë fantazitë seksuale më të shpeshta të femrave… (Foto)

Ja cilat janë fantazitë seksuale më të shpeshta të femrave… (Foto)

Meshkujt tregojnë për dallimet mes seksit me një vajzë të rëndomtë dhe një vajze seksi

Meshkujt tregojnë për dallimet mes seksit me një vajzë të rëndomtë dhe një vajze seksi

Seksi sekret në pyll me gruan e martuar kthehet në tragjedi

Seksi sekret në pyll me gruan e martuar kthehet në tragjedi