Këngëtarja Nora Istrefi prej vitesh është në lidhje me muzikantin Robert Berisha. Dyshja përbëjnë çiftin më të bukur të estradës. Nora dhe Roberti që nga fillimi i lidhjes kanë qenë të diskutuar në media, shkruan “Kosovarja”.
Pas lindjes së vajzës, Renesë së vogël, u duk sikur martesa e çiftit u zbeh, bile u përfol gjerë e gjatë ndarja. Por, pas vorbullit të thashethemeve, të dy shfaqen përsëri së bashku.
Nora dhe Roberti jetojnë në shtëpi private dhe po i gëzohen rritës së Renesë, e cila fle në mes të të dyve, meqë është tejet e lidhur me të ëmën